Vllaznia thellon krizën e Kukësit. Shkodranët fitojnë në shtesë

Çoba në minutën e 95 rikthen buzëqeshjen në Shkodër. 2-1 dhe Vllaznia fluturon në vendin e katërt duke i shkaktuar një humbje tjetër Kukësit pa fitore që prej 13 marsit.

Suksesi i parë për shkodranët ndaj Kukësit këtë sezon. Ndeshje e spektakolare në "Loro Boriçi" ku Da Silva e nisi me gol në fundin e pjesës së parë ndërsa Lulaj vendosi barazpeshën e përkohshme. 

46 pikë po aq sa Kukësi shkon skuadra e Plorit me ndeshjet direkte në favor dhe nëse klasifikimi nuk ndryshon deri në fund, atëhërë edhe Vllaznia do të siguronte aitomatikisht Europën, pavarësisht rezultatit të finales së Kupës me Laçin.