Çmenduri për biletat e finales, italianët i shesin në "e-bay”

Roma në një finale europiane është një arritje e madhe dhe tifozët e saj dëshirojnë të jenë dëshmitarë me çdo kusht në Tiranë. Të njohur për lidhjen e tyre të ngushtë më ngjyrat e fanellës, ata janë të gatshëm të bëjnë çmenduri për një biletë.
Siç denoncojnë mediat në vendim fqinjë, në internet ka nisur gara për shitjen e biletave online me çmime përtej marrëzisë. Siç duket edhe në këtë foto, një person e ka nxjerrë në shitje për 10 mijë euro.

"Air Albania" me kapacitet 20 mijë vende për këtë finale do të ketë në dispozicion të dy tifozerive vetëm 8 mijë bileta dhe 8 mijë të tjera do të shiten online nga UEFA për aplikues të ndryshëm.
Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit në Tiranë ka nisur gara edhe për rritjen e çmimeve në hotelet apo shtëpitë që do të presin tifozët dhe në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë shifra po kaq të frikshme sa biletat e stadiumit modern të Tiranës.
