"Flor Mumajesi, MC Kresha…", Luar habit me deklaratat e saj, ja si është marrëdhënia e këngëtares me personazhet e showbizit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2022, 09:44
E ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, këngëtarja e njohur Luar, ka treguar se si i ka marrëdhëniet me personazhet e shoëbizit.
Ajo ka komentuar marrëdhënien me Flori Mumajesin, MC Kreshën dhe Ermal Fejzullahu, duke thënë se me të tre shkon shumë mirë dhe se i ka shumë miq.
Luar: Flor Mumajesi është artist i padiksutueshëm, ka zë fantastik, marrëdhënien e kam shumë të mirë. E kam njohur që në moshën 11 vjeç, është mik i babait.
MC Kresha është legjendë. I bën tekstet në moment. E kam shumë mik. Është shumë modest.
Ermalin e lidh me nostalgjinë, është shumë i dashur. Kam pasur fat me djemtë që kam bashkëpunuar. Të tre janë fantastik.
