Kiev: Rikthehet rreth 90% e internetit në kryeqytetin e Ukrainës
Interneti është rikthyer kryesisht në rajonin e Kievit pas pushtimit nga trupat ruse, sipas kreut të Administratës Shtetërore Rajonale të Kievit.
Në një deklaratë thuhet se, në disa rajone të çliruara, specialistët e Ukrtelecom, Vodafone, lifecell dhe Kyivstar vazhdojnë të riparojnë dëmet dhe shkatërrimin e infrastrukturës së tyre të telekomit.
Shumë pjesë të Kievit kanë qenë pa lidhje interneti për javë të tëra, pasi raketat ruse goditën infrastrukturën jetësore civile rreth kryeqytetit ukrainas.
Kryetari i KOVA Oleksandr Pavliuk tha: "Ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është rivendosja e internetit në vendbanimet e çliruara.
"Ekipet e urgjencës dhe rikuperimit vazhdojnë të punojnë pa ndërprerje në pjesë të ndryshme të rajonit të Kievit, veçanërisht në qytetet dhe rrethet më të prekura të Bucha, Irpen, Gostomel, Makarov, Ivankov."

