Ukraina: Deri më tani janë vrarë rreth 23.500 trupa ruse në luftë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2022, 17:30
Çdo ditë, forcat e armatosura të Ukrainës japin një përditësim mbi humbjet e vlerësuara ruse në konfliktin, i cili ka vazhduar që nga fundi i shkurtit.
Në të fundit, Ukraina thotë se rreth 23,500 ushtarë rusë janë vrarë në aksion - 300 më shumë sesa u raportua të shtunën.
Kyiv gjithashtu pretendon se Moska ka humbur dy avionë të tjerë, në një total prej 192 që nga 24 shkurti, dhe 18 tanke vetëm në 24 orët e fundit.
