Korridor humanitar në Mariupol, rusët pranojnë kërkesën e OKB-së, qyetarët fillojnë të evakuohen
Në Mariupol është arritur të dakordësohet një korridor humantiar për të evakuuar civilët. Qyteti është i rrënuar nga bombardimet dhe ka rëndësi strategjike për rusët për të krijuar një korridor tokësor me Krimenë. Ndërkaq, në Mariupol lufton regjimenti Azov.
Negociatat e drejtëpërdrejta të shefit të OKB-së Guterres dhe presidentit turk Erdogan me liderin rus Vladimir Putin kanë dhënë frytet e para.
Në qytetin e rrethuar tashmë prej muajsh, në Mariupol, civilët e parë kanë filluar të evakuohen nga uzina e çelikut Azovstal me anë të një korridori humanitar.
Një grup civilësh u larguan nga fabrika e çelikut në Mariupol gjatë natës, ku trupat e fundit ukrainase po qëndrojnë për të mbrojtur qytetin port të rrethuar nga ushtria ruse.
Janë rreth 100,000 civilë në kushte shumë të vështira, pa spitale, ujë dhe drita që kanë mbetur në qytetin port, i cili përballet me bombardime të vazhdueshme dhe të forta nga rusët.
Qyteti mbrohet nga Regjimenti Azov që rusët e cilësojnë nazist dhe ky qyetet port ka një rëndësi strategjike për rusët sepse, sipas ekspertëve, do të shërbente për të krijuar një korridor tokësor për në Krime.
Ofensiva e Rusisë në Lindje të vendit vijon, ndërsa forcat ukrainase luftojnë fshat më fshat për të penguar përparimin e tyre.
