Video/ Tornadoja në SHBA merr përpara gjithçka, dëme të rënda në Kansas

Një tornado është filmuar duke "shqyer" një pjesë të shtetit të Kansasit në SHBA, ndërsa fotot tregojnë makina të shtypura dhe shtëpi pa çati.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka lëshuar paralajmërime për stuhi të rënda për shtetet e Midwest-it, përfshirë Kansasin, Iowa-n, Misurin dhe Nebraskën.

Në qytetin e Wichita, kryebashkiaku tha se 50 deri në 100 struktura ishin dëmtuar, veçanërisht në periferi të Andover.

Megjithatë deri më tani nuk ka raportime për lëndime të rënda.

Në një konferencë për shtyp të shtunën në mëngjes, zyrtarët lokalë thanë se nuk kishte të vdekur, pavarësisht shkallës së dëmtimit të ndërtesave dhe makinave.

"Ne nuk kemi raporte për viktima",tha shefi i zjarrfikësve Chad Russell për lajmet lokale.

"Tani për tani, gjithçka po shkon vërtet mirë për aq sa mundet, duke marrë parasysh rrethanat," shtoi shefi i policisë Buck Buchanan.

Të dy burrat thanë se vlerësimet e situatës ishin në vazhdim, me avionë dhe drone që po vendoseshin për të vëzhguar dëmet. Dhe të dy u kërkuan njerëzve  të qëndronin larg zonës për shkak të linjave të rrymës së rrëzuar.

Videot dhe fotot e jashtëzakonshme të postuara në internet tregojnë tornadon që përshkon Andoverin, duke shkatërruar ndërtesa, me mbeturinat që fluturojnë në ajër.