Dhunoi vajzën me aftësi të kufizuara, arrestohet asistentja e shkollës

Dhunoi vajzën me aftësi të kufizuara, arrestohet asistentja e

Një ndihmëse shkolle u arrestua nga karabinierët e Brescias për keqtrajtim dhe lëndime të rënda të një fëmije me aftësi të kufizuara.

Hetimet kishin nisur pas denoncimit të prindërve, të cilët kishin raportuar se në trupin e vajzës së tyre kishin konstatuar shenja të pakundërshtueshme dhune fizike.

Për të vërtetuar këto pretendime, brenda klasës u vendosën kamera sigurie të cilat regjistruan dhunën e ushtruar nga gruaja mbi nxënësen.

Më pas kanë ndërhyrë menjëherë karabinierët, duke marrë fëmijën dhe arrestuar asistenten.