Jennifer Lopez me kërkesë paramartesore për Ben Affleck: Duhet të bëjë 4 herë seks në javë
Çifti Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë fejuar sërish pas gati 20 vitesh pasi anuluan ditët e dasmës së tyre para se ajo të bëhej mes thashethemeve dhe spekulimeve.
Pas gjithë asaj kohe, si JLo ashtu edhe Affleck kanë mbi supe disa martesa dhe fëmijë nga lidhjet e mëparshme, por pasi vendosën t'i japin vetes një mundësi tjetër në dashuri, ata rifilluan lidhjen e tyre në vitin 2021.
Por në Hollyëood mund të të flasësh edhe për një version 2.0 të Jennifer-it duke mos lënë jashtë diskutimit edhe si ajo e marrëveshjes paramartesore që Lopez ka kërkuar nga Affleck, e cila përfshin disa kërkesa më shumë se kurioze.
Kështu, një nga kërkesat që Lopez i bën të fejuarit dhe që tërheq vëmendjen e tabloidëve është me natyrë seksuale.
Me sa duket, JLo po i kërkon Affleck-ut që të ketë të paktën katër marrëdhënie seksuale në javë si pjesë e klauzolave që do të duhet të nënshkruajë në mënyrë që ata të martohen.
Reagimet për kërkesën e çuditshme të Lopez-it drejtuar Affleck-ut nuk kanë vonuar të shfaqen në rrjetet sociale, ku ndërkohë disa përdorues mendojnë se është paksa e ekzagjeruar kërkesa.
Të tjerë mendojnë se nuk është aspak e çuditshme dhe kështu çifti do t’ia kalojë shumë mirë.

