'Ish gruaja më la se ishte lesbike, ja si e zbulova' Frederik Ndoci rrëfen tragjedinë e jetës së tij

Këngëtari i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci, ka qenë së fundmi i ftuar përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone', ku ka rrëfyer një nga tragjeditë më të mëdha të jetës së tij.

Martesa e tij e parë, përfundoi pak pas zhvendosjes në Amerikë. Frederiku tha se ish-gruaja e parë ishte lesbike.

I pyetur nga Ester, si e zbuloi që ish-bashkëshortja, njëkohësisht dhe nëna e dy vajzave të tyre ishte lesbike, Frederiku tha: 'Pasi u bëmë me dy fëmijë, i morëm në krahë dhe vendosëm të iknim jashtë. Pastaj sa shkuam në Amerikë, ajo më tha 'Unë dua Suzanën, jo ty'

Frederiku tha se në fillim e kishte të vështirë ta pranonte.

Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni në videon e mëposhtme.