'Ish-gruaja lesbike flinte me shoqe që në kohën e komunizmit', Frederik Ndoci plas bombën

Frederik Ndoci, në nje rrëfim si asnjëherë më parë në 'Glamour Zone' me moderatoren Ester Bylyku, ka folur për jetën e tij private dhe një nga momentet më të vështira siç ishte momenti i ndarjes me bashkëshorten e parë sepse ajo i tha se ishte lesbike dhe ishte dashuruar me një femër të quajtur Suzana.

Mëtej ai tha se ish-gruaja këto prirje i ka pasur që kur jetonte në Shqipëri, gjatë sistemit komunist, shumë vite  përpara se të shkonte në Amerikë.

Ester Bylyku: Kjo lëkundja ndodhi kur ikët në Amerikë? Se në Shqipëri sikur nuk kishte këto prirje.

Frederik Ndoci: Unë merrja pjesë në filma nga 2-3 muaj, ajo merrte një shoqe se kishte frikë të flinte vetëm.

Ester Bylyku: Që atëherë?

Frederik Ndoci: Po, ku i dinim ne këto punë? Këto janë gjëra të studiuara, edhe në shkollë bëhet edukatë të dish prirjet e njeriut. Kurse atëherë nuk i dinim ne. Nëse nuk shkonte me mashkull, thoshim se e kam te ndershme, e kam në rregull.