Sa shpesh duhet t'i ndërrojmë çarçafët? Ja çfarë thotë studimi
Një studim i bërë së fundmi në Britaninë e Madhe ku morën pjesë 2250 persona, doli në përfundimin se gjysma e burrave beqarë i lanin çarçafët një herë në 4 muaj. 12% e këtyre burrave pranuan se i ndërronin ato kur u binte ndërmend, që mund të ishte shumë më tepër se 4 muaj.
Ndërkohë një gjë e tillë nuk ndodhte me gratë beqare. 62% e tyre i ndërronin çdo dy javë. Ndërsa çiftet, sipas të dhënave të një kompanie dyshekësh, i ndërronin ato çdo tre javë.
Horoskopi 30 Prill, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
30 Prill, 07:47
Por sa është idealja për t'i ndërruar?
Studimi thotë se çarçafët duhen ndërruar çdo javë, ndoshta dhe deri në dy javë në rastin kur nuk keni mjaftueshëm kohë.
Higjena është shumë e rëndësishme për një gjumë cilësor. Të gjithëve na ka ndodhur të djersimë gjatë gjumit e të mos bëjmë dot një gjumë të rehatshëm për shkak të aromës apo lagështirës.
Mos ndërrimi në këtë rast shoqërohet dhe me depozimin e qelizave tona të vdekura të cilat krijojnë një mjedis të favorshëm për insektet, shkaktojnë alergji të ndryshme dhe infeksione të lëkurës.

