Qendra e inovacionit e sipërmarrjes/ Inagurohet qendra e kërkimit në fushën e marketing-turizëm
Qendra më e re në Fakultetin e Ekonomisë për inovacionin dhe sipërmarrjen në Maketing-Turizëm prezantoi disa prej produkteve shkencore të krijuara nga vetë studentët. Ky projekt vjen në kuadër të projektit BLUEËBC të financuar nga programi Erasmus i BE, me mbështetjen e kompanisë Neptun.
Fakulteti i Ekonomisë inauguroi “Qendrën e Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Marketing – Turizëm”, një projekt që sjell inovacion në fushën e kërkimit shkencor dhe krijimtarisë praktike në kuadër të projektit BLUEWBC të financuar nga programi Erasmus i BE, me mbështetjen e kompanisë Neptun, pjesë e Balfin Group.
“Jemi të lumtur për pjesëmarrjen në mënyrë aktive në këtë projekt dhe do të ofrojmë mbështetje dhe për projektet në vazhdim."
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule u shpreh optimist për këtë nismë.
“Funksioni që do të ketë ky laborator është që të ndihmojë në fushën e kërkimit në ndihmë të biznesit.”
Ndërkaq Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha theksoi se qendra është e pajisur me teknologjinë moderne dhe infrastrukturën e nevojshme laboratorike për të arritur objektivat kryesore të saj.
“Ne nuk ecim për projektet tona, por ecim për projekte që i interesojnë shoqërisë.”
Përgjegjësi i Departamentit të Marketingut dhe Turizmit, Mirdaim Axhami prezantoi disa prej produkteve shkencore të krijuara nga vetë studentët.
“Kemi përfshirjen e teknologjive, që bëjnë monitorimin e sjelljes njerëzore.”
Pjesëmarrës në event ishin edhe drejtues të institucioneve të përfshira në projekt nga Norvegjia, Kroacia, Lituania, Mali i Zi dhe Shqipëria.

