Avioni rrëzohet në një fabrikë në Xhorxhia, autoritetet: Nuk ka mbijetuar asnjë pasagjer
Një aeroplan u rrëzua pranë një fabrike të General Mills në Covington, Xhorxhia të enjten në mbrëmje dhe policia thotë se nuk ka të mbijetuar në bord.
Përplasja ndodhi pak pas ngritjes në orën 18:45 nga Aeroporti Komunal Covingtondhe avioni dukej se kishte probleme me motorin, sipas kapitenit të Departamentit të Policisë së Covington, Ken Malcom.
Dëshmitarët i thanë policisë se Cessna me dy motorët duket se kishte probleme me rritjen e lartësisë dhe filloi të bënte zhurma të pazakonta të motorit.
Avioni mori një kthesë djathtas, më pas zbriti drejt e në një zonë të uzinës General Mills, e cila është e izoluar dhe përdoret për ruajtjen e rimorkiove të traktorëve.
Ai tha se avioni dukej se shpërtheu pas përplasjes dhe shtoi se disa rimorkio të zbrazëta morën flakë si pasojë e përplasjes.
"Ne pamë atë që ne besojmë se është një krah dhe ndoshta një pjesë e një motori, por përsëri është shumë metal i djegur atje tani," tha Maclom.
Hetuesit janë ende në kërkim të numrit të saktë të njerëzve në aeroplan, por Malcom tha se nuk ka të mbijetuar.
“Ne po punojmë për të përcaktuar se cilët ishin viktimat në aksident”, tha ai.
Kapiteni i policisë tha se shumë jetë u shpëtuan sepse avioni nuk u përplas drejtpërdrejt në fabrikë, pasi u rrëzua rreth 300 metra larg.
Pamjet nga vendi i përplasjes tregojnë tym të dendur, me disa rimorkio traktori të dëmtuara.


