Çipa: Nëse shumica e ka vullnetin për ta dëgjuar publikun, të lejojë zgjedhjen e presidentin nga populli

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa u shpreh se një president me dakordësinë e palëve i jep vendit një balance.

Sipas tij, një person që propozohet nga shumica dhe jo nga opozita, do të ishte shumë mirë që nga grupi i kandidatëve, që të dakordësohet nga vetë opozita.

Çipa: Unë njoh marrëveshjen e vitin 2008 dhe ky debat është i ezauruar. Nëse kjo shumicë ka ndërgjegjen për konsultim me publikun, kjo mishërohet nëse lejon zgjidhjen e presidentit nga populli. Një president me dakordësinë e palëve i jep vendit një balance nga palët.

Një person që propozohet nga shumica dhe jo nga opozita, do të ishte shumë mirë që nga grupi i kandidatëve, që të dakordësohet nga vetë opozita, ose që mazhoranca të dakordësohet për një emër të sjellë nga opozita.