Mariupol: Imazhet satelitore tregojnë varreza masive të gërmuara pranë qytetit të rrethuar

Një kompani satelitore amerikane pohon se ka identifikuar një vend varrimi masiv që përmban rreth 200 varre pranë Mariupolit, një qytet që forcat ruse janë përpjekur të marrin kontrollin prej javësh.

“Maxar” bëri me doje se imazhet tregonin një zgjerim të varreve qysh nga fundi i marsit.

Zyrtarët lokalë ukrainas akuzojnë rusët për varrosjen e civilëve të Mariupolit të vrarë nga trupat ruse atje. Moska ende nuk është përgjigjur lidhur me këtë akuzë.

Trupat ruse kontrollojnë pjesën më të madhe të Mariupolit pas javësh bombardimesh dhe luftimesh, por disa forca ukrainase janë në një fabrikë çeliku në qytet.

Presidenti Putin ka braktisur planet për të sulmuar fabrikën Azovstal dhe në vend të kësaj u ka thënë trupave që ta mbyllin atë.

Varri masiv i supozuar është afër një fshati të quajtur Manhush rreth 20 km (12 milje) në perëndim të Mariupolit. Maxar tha se kishte katër seksione të rreshtave linearë rreth 85 metra të gjatë.

Këshilli i qytetit të Mariupolit më herët lëshoi ​​një deklaratë duke akuzuar rusët për varrosjen e civilëve në të njëjtin vend.

Këshilli tha se rusët po hapnin llogore dhe përdornin kamionë për të sjellë kufomat, dhe ofroi imazhe ajrore të vendit, duke pohuar se tashmë se ka dy herë më shumë varreza aty.

Kryetari i bashkisë së qytetit Vadym Boichenko thotë se dhjetëra mijëra civilë mund të jenë vrarë në Mariupol.

Moska ka mohuar vazhdimisht akuzat nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë se trupat ruse dhe politikanët kryesorë të Kremlinit janë përgjegjës për vrasjet masive të civilëve.

Mariupol: Imazhet satelitore tregojnë varreza masive të gërmuara