Ju flet Moska - E dini cili është oligarku më i madh në Shqipëri? Amerikani Michael Granoff
E dini cili është oligarku më i madh në Shqipëri? Amerikani Michael Granoff ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Në vendin tonë ka një oligark në vendin tonë që nuk është shqiptar dhe është krijuar nga qeveria amerikane dhe quhet Michael Granoff.
Ai ka ardhur në vitin 1994 në vendin tonë dhe ka krijuar një organizatë jofitimprurëse, por shumë fitimprurëse. Pra, ka krijuar Fondin Amerikan të Ndërmarrjeve dhe e ka ndryshuar në Fondin Amerikano-Shqiptaro të Zhvillimit.
Për shkak të personave si ky SHBA-ja urrehet nga shumë popuj dhe gjaku që ata që kanë derdhur njolloset.
Ky persona ka punuar për Bill Klinton në ekipin e tij dhe është shpërblyer për këtë gjë. Në vitin 1994 ky person krijon Fondin Amerikan të Ndërmarrjeve dhe një kompani po në këtë vit. Këto janë nga ato kompani që shpikin biznese që nuk ekzistojnë dhe merren me interesa dytësore.
Për 27 vite ka investuar 109 milionë dollarë në 77 investime direkte . në fakt e vërteta është shumë e thellë dhe e gjerë.
Ky fond ishte e para dhe e vetmja OJF në vendin tonë që iu dha e drejta që të hapte një bankë të quajtur Banka Amerikane.
Sipas të dhënave zyrtare ku u shit kjo bankë në vitin 2008, ajo u kishte dhënë kompanive të ndryshe 997 milionë dollarë kredi dhe këto kompani kishin nxjerrë të ardhura rreth 2.2 miliardë dollarë.
Ndërkohë kjo bankë është shitur për 164 milionë dollarë që për 10 vite ka dhënë 997 milionë dollarë kredi ndaj të tjerëve.

