Tropojë/ Shpallet në kërkim vëllai i Admir Muratajt, në banesë i gjendet një automatik, një pushkë e një sasi municioni luftarak

Vëllai i Admir Muratjat, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit, Ilir Murataj, i njohur dhe si Ceni, është shpallur në kërkim pasi në banesën e tij janë gjetur armë të cilat i kishte pa leje.

Policia bën me dije se në banesën e 53 vjeçarit në Çerem të Tropojës, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore

“Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", e pronarit të banesës, shtetasit I. M., 53 vjeç, banues në fshatin Çerem, Tropojë”- njofton policia.   

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Admir Murataj u vra më 2017 pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, ku nën kërcënimin e armëve u morën rreth 3.2 mln euro.

Tropojë/ Shpallet në kërkim vëllai i Admir Muratajt, në