Debate brenda grupit parlamentar, Baçi: Faji i Alibeajt, provokon në mbledhje. Kërkon të mbajë peng PD-në

Deputeti i PD-së, Luan Baçi është shprehur se brenda grupit parlamentar të partisë së tij ka pasur debate, dhe sipas fajtor për këtë është Enkelejd Alibeajn, duke qenë se ai nuk di të drejtojë grupin.

Në një intervistë për Ora News, Baçi tha se Alibeaj kërkon që të mbajë peng dhe të përçarë grupin parlamentar të PD-së.

Luan Baçi: Pati debate në mbledhjen e grupit parlamentar. Këto vijnë si rrjedhojë e drejtimit që i bën  grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj. Që në fillim të  mbledhjeve, provokon në mbledhje, me mënyrën se si e drejton mbledhjen dhe nuk i bindet mendimit të grupit parlamentar. Ky zotëri ka detyrimin që t’I bëjë një shkresë parlamentit që grupi parlamentar i PD-së është ky grup që ka dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Askush nuk ka të drejtë që x deputet mos të jetë pjesë e grupit parlamentar, këtë ka bërë Basha me Alibeajn. Janë vendime që i kanë marrë një individ i vetëm, Lulzim Basha dhe Alibeaj, gjë që nuk e kanë në kompetencë. Që këtu duket se Alibeaj kërkon të mbajë peng grupin parlamentar, ta mbajë të përçarë. Kjo është edhe arsyeja që ka tone të larta dhe diskutime.

Ndër të tjera ai tha se në këtë kohë nuk mundet që ta shkarkojnë Alibeajn nga posti, por shton se ky problem  do të marrë zgjidhje më 30  prilli, ku do të mblidhet dhe Kuvendi Kombëtar.

Luan Baçi: Në këtë Kuvend, do të zgjidhen dhe nënkryetarët e PD-së e për rrjedhojë njëri prej tyre automatikisht do të jetë kreu i grupit parlamentar të kësaj partie.

Në momentet që jemi nuk mundet që grupi parlamentar të shkarkojë Alibeajn si kryetar të grupit, por me datën 30 prill kur është Kuvendi kombëtar iu PD dhe pas mbarimit të Kuvendit, ku Kuvendi do të zgjedhë Këshillin Kombëtar, Këshilli Kombëtar mblidhet  dhe zgjedhë kryesinë e PD-së dhe nënkryetarët e PD-së. në këtë moment me statut, një nga nënkryetarët e PD, është automatikisht si kreu i grupit parlamentar. Që në at moment merr zgjidhje problem dhe Alibeaj mbetet te vendi i vet si anëtar i thjesht i grupit parlamentar dhe drejtimin e merr ai që do të zgjidhet në krye të PD-së.

Baçi theksoi se: Mendoj se nuk do të ketë çarje të PD-së por do të jemi të gjithë bashkë, duke diskutuar e debatuar, por e rëndësishme është që problemet të marrin zgjidhjen e duhur dhe opozita të ngrihet në lartësinë e duhur.  

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.