Berisha e ‘përzuri’ nga foltorja, Kokalari për Alibeajn: Parlamenti duhet të pastrohet nga persona të tillë
Aktivistja Evi Kokalari, ka reaguar pas një momenti të pakëndshëm që ndodhi ditën e sotme në Kuvend, ku Sali Berisha ‘përzuri’ me forcë Enkelejd Alibeajn nga ‘Foltorja’.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kokalari i ka dalë në mbrojtje duke thënë se çështja më shqetësuese për shqiptarët nuk është raporti i DASH për “non gratan”, por gjendja ekonomike në Shqipëri që po largon brezat e rinj.
Sipas saj, persona si Alibeaj duhet të pastrohen nga parlamenti.
Reagimi i plotë:
Për Alibeajn çështja është “raporti amerikan i DASH-it”, (çfarë do që kjo nënkupton)… “disenjimi i non-gratës” thotë.
Jo mor jo, kjo nuk është çështja për Shqiptarët, kuptohet vetëm nëse je njëri pa bosht si ty dhe Gaz Bardhi.
Çështja është gjendja ekonomike në Shqipëri që po detyron gjithë brezat e rinj të emigrojnë. Çështja është pastrimi i Parlamentit nga individ si ty dhe nga korrupsioni që ka zaptuar çdo industri dhe institucion.
Çështja është dinjiteti kombëtar, luftën për të cilën po e bëjnë ata që po i rezistojnë presioneve të huaja dhe të pakuptimta, para të cilës ti kthehesh në vemje.
Ja, kjo është çështja.
Sa më pak të flasësh, aq më shumë nder i bën Shqiptarëve, sepse shumica e tyre kanë IQ më të lartë se tëndin dhe shohin qartazi përtej gënjeshtrave të tua.
