Aksident në bulevardin e Vlorës, mjeti del nga rruga dhe përplaset me pemën
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 21 Prill 2022, 19:07
Një aksident rrugor është regjistruar në bulevardin e ri Vlorë-Skelë këtë pasdite vonë.
Një automjet i cili po lëvizte me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe është përplasuar me një pemë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.