Policia e Kosovës sulmohet me granatë dore e kallashnikov në Veri, Ministri Slevça e quan sulm terrorist

Dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri, janë sulmuar në mëngjesin e së premtes, informon Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Zyrtarët policorë të cilët po shkonin në pikat kufitare për ndërrimin e tyre, janë sulmuar me granatë dorë dhe armë AK-47.
Ministri Sveçla e ka quajtur sulmin terrorist.
“Sot rreth orës 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK-47, si një akt terrorist është bërë me qwllim të frikësimit të zyrtarëve policorë por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.Unë jam shumë optimist, se shumë shpejt policia e Kosovës do të vijë me rezultate konkrete përsa I takon pjesëtarëve të grupit terrorist që shkaktoi këto sulme” , ka thënë Sveçla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dolen ne konferencë për median.
TRE SULME BRENDA 4 DITESH
Sipas tij, në tri ditët e fundit kanë ndodhur katër sulme në atë zonë ndaj Policisë së Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ndodhen në një konferencë për median.
“Sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriqë metalik në rrugën nacionale në kohën përafërsisht të njëjtë me sulmin e sotëm me qëllim që të pamundësojnë punën e policisë së Kosovës dhe në të njëjtën kohë ta rrezikojnë drejtpërdrejtë jetën e tyre.
Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajtje me gurë në veturën e Policisë së Kosovës, sulmi i tretë është publik, ka ndodhur mbrëmë ku në afërsi të puntit policor i cili bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale është gjuajtur me armë zjarri, dhe sot drejtpërdrejtë janë goditur dy veturat të cilat transportonin zyrtarët policorë për në pikat kufitare.
Ky ishte një ndërrim i rregullt i policisë që ndodh në ora 08:00 dhe dy nga katër sulmet kanë ndodhur në atë kohë”, sqaroi Sveçla.








