Turizëm në luftë, në Sarandë rriten kostot e pushimeve, Durrësi pret të marrë turistët e Ukrainës

Lufta e cila po ndodh në Ukrainë pritet që të ndikojë edhe në sektorin e turizmit në vendin tonë. Në Sarandë oepratorët turistikë thonë se kostot janë rritur këtë sezon, por lajmi i mirë është rikthimi i nordikëve, ndërsa në Durrës operatorët e shohin optimist sezonin.

Vala e rritjes se çmimeve, nuk do të kalojë pa prekur industrinë e turizmit. Çmimet në hotele dhe restorante  në Sarandë pitet të rriten me 10%.

Armando Magllara, operator turistik thotë se lufta në Ukrainë do të ndikojë në këtë sezon, por lajmi i mirë është se këtë vit pritet të rikthehen turistët nordikë.

"Mund të kemi një rritje 10% por mbetet për tu parë, 10-15%."

Sipas operatoëve turistikë, Ministria dhe Drejtoria e Turizmit duhet të ndërhyjë për hartimi  e një paketë turistike.

"Është mirë që të rakordojmë për të dalë me një mesatare që të kemi një sezon turistik të suksesshëm."

Por në Durrës të tjerë operatorë turistikë e shohin më optimistë këtë sezon, duke parashikuar se turistët që vitet e kaluara kanë shkuar në Ukrainë këtë sezon një pjesë e mirë e tyre do të vijnë në vendin tonë.

"Kemi goxha prenotime, kemi marrë mbi 80% të prenotimeve për këtë sezon. Jemi me çmimet e vjetshme se nuk e dinim që do rriteshin çmimet. Ukraina ka ka pas marrë një 15% të turistëve të Europës, 5-6% e tyre do të vijnë në Shqipëri."

Teksa prenotimet në të gjithë vendin kanë nisur tanimë, duhet pritur për të parë efektet e luftës në Ukrainë në sektorin që sjell më shumë të ardhura në vendin tonë, dhe që punëson mijëra të rinj gjatë verës.