“Qava si fëmijë te Apartamenti 2XL” Gent Zenelaj zbulon çfarë ndodhi puntatën që ftuan Ermalin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2022, 23:01
Gent Zenelaj, së fundmi ka qenë i ftuar i moderatores Ester Bylyku, në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, ku për herë të parë ka rrëfyer pse qau në puntatën e parë të ‘Apartamentit 2XL’.
Aktori shtoi: ‘Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por në Apartamentin 2XL, Ermali ka qenë i ftuar ‘guest’ për puntatën e parë. Ermali mepas e pëlqeu shumë formulën dhe vendosi të qëndrojë. Pra ishte ribashkimi ynë. Pasi përfundoi puntata e parë unë kam qarë si fëmijë sepse ishte një shkarkesë emocionale.’
