"Të punosh afër Saimir Kodrës, si të punosh afër sirenës së qytetit", Gent Zenelaj bën deklaratën bombastike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2022, 22:37
Gent Zenelaj nuk është kursyer në intervistën e fundit për moderatoren Ester Bylyku. Gjatë bisedës së tyre në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, Zenelaj foli dhe për kolegun e tij prej shumë vitesh, me të cilin ka një bashkëpunim të shkëlqyer, Saimir Kodra.
Ester Bylyku: Çfarë nuk të pëlqen te Saimir Kodra?
Gent Zenelaj: Saimirin e kam koleg shumë të mirë, por e ka zërin shumë të lart, lale. Të punosh afër Saimirit është si të punosh afër sirenës së qytetit. Ku e gjen gjithë atë zë. Po mundohem t`i gjej një rregjistër diku qe t`ia ul pak (qesh).
