Protestë pro luftës në Liban, libanezët formojnë shkronjën "Z" me qirinj
Ndërsa në shumë vende, përfshirë Shqipërinë po protestohet kundër luftës në Ukrainë, një grup libanezësh nuk mendojnë kështu. Nën muzikën e himnit rus, ata kanë formuar shkronjën ‘Z’ duke mbështetje për luftën e Rusisë.
Ndërkohë që e gjithë bota proteston kundër luftës në Ukrainë, disa libanezë kanë zgjedhur të qëndrojnë në anën e Rusisë.
Një grup libanezësh dhe qytetarë me 2 kombësi, pra edhe atë ruse të udhëhequr nga qendra kulturore e Moskës në Bejrut dhe Ambasada e Rusisë në Liban kanë ndezur disa qirinj duke formuar shkronjën ‘Z’.
Ndërsa kanë kënduar himnin kombëtar të Federatës ruse kanë formuar shkronjën e cila është e kriminalizuar në disa shtete perëndimore.
"Shkronja Z është një shkurtim i një fraze në rusisht: ‘Ne qëndrojmë me Rusinë".
‘Za pobedu’ ose ‘për fitoren’ është një simbol që gjendet në tanket ruse të cilët kanë mësyrë në Ukrainë.
Ambasadori rus në Bejrut, Aleksander Rudakov thotë se qirinjtë tregojnë suportin e libanezëve për të ashtuquajturin operacion special në Ukrainë.
"Ne jemi duke ndezur këto qirinj për të treguar suportin tonë për operacionin special të Rusisë në Ukrainë dhe për ushtrinë ruse. Ne dëshirojmë paqe, por ndonjëherë paqja arrihet me luftë dhe konflikt, kjo është jeta".
Manifestime të tilla janë kontroverse edhe në Rusi, ku janë mbajtur periodikisht protesta kundra luftës dhe kundër establishmentit rus.
