Italia synon të rihapë ambasadën në Kiev menjëherë pas Pashkëve

Italia synon të rihapë ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas Kiev menjëherë pas Pashkëve, tha ministri i Jashtëm Luigi Di Maio.

"Ne ishim të fundit që u larguam nga Kievi dhe do të jemi ndër të parët që do të kthehemi," tha Di Maio pas një takimi në ministrinë e Jashtme për të diskutuar luftën në Ukrainë.

“Në të njëjtën kohë ne duhet të intensifikojmë presionin diplomatik për të sjellë presidentin rus Vladimir Putin në tryezën e bisedimeve dhe për të arritur një armëpushim”.