Berlusconi 'thellësisht i zhgënjyer' nga Putini

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka thënë se është thellësisht i zhgënjyer dhe i pikëlluar nga sjellja e presidentit rus Vladimir Putin.

Berlusconi, i cili prej vitesh gëzonte një miqësi të ngushtë me liderin rus, tha se Putini duhej të merrte përgjegjësinë e plotë në sytë e botës për pushtimin e Ukrainës.

"Unë e njoha atë 20 vjet më parë dhe ai më ishte dukur gjithmonë një njeri i demokracisë dhe paqes... sa keq," tha Berlusconi.