Ukraina: Putin do pushtojë gjithë Evropën, embargoja e naftës ruse i jep fund luftës
Ukraina edhe njëherë i ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian kryesisht që të vendosin embargon e plotë për naftën ruse. Presidenti Zelensky ndër të tjera beson se çlirimi i Ukrainës dështon, e gjithë Evropa do të jetë e rrezikuar nga pushtimi rus.
Presidenti i Ukrainës beson se objektivi i Rusisë është e gjithë Evropa dhe jo vetëm vendi i tij.
Zelensky shton se demokracia në Evropë vendoset duke çliruar Ukrainën fillimisht.
Zelensky: Për shkak se agresioni rus nuk kishte për qëllim vetëm Ukrainën dhe shkatërrimin e lirisë dhe jetës sonë. E gjithë Evropa është objektiv i Federatës Ruse. Detyra e aleancës sonë kundër luftës është mjaft e qartë. Për t'i dhënë fund kësaj lufte të iniciuar nga Rusia sa më shpejt të jetë e mundur. Çlironi tokën tonë nga pushtuesit. Dhe garantoni sigurinë për Ukrainën dhe për rrjedhojë sigurinë e demokracisë dhe lirisë së popullit të Evropa Lindore.
Edhe pse situata në favor të Ukrainës po avancon, sipas Zelenskit ai ngre shqetësimin se Rusia ka ende mundësi për të përballuar kostot e luftës dhe për të dërguar trupa shtesë në territorin ukrainas.
Zgjidhja sipas tij është ndalimi përfundimtar i importit të naftës ruse.
Zelensky: Zhvillimet e përditshme pozitive për Ukrainën nuk mjaftojnë për të ndalur luftën. Rusia ende është në gjendje të sjellë forca dhe pajisje të reja ushtarake në territorin tonë. Duhen më shumë sanksione ndaj Moskës dhe më shumë armë për shtetin tonë. Embargoja e naftës duhet të jetë hapi i parë nga të gjitha shtetet demokratike e të qytetëruara të botës. Atëherë Rusia do ta ndiejë koston dhe ky do të jetë një argument që Putin të kërkojë paqe dhe të ndalë dhunën e kotë.
Hungaria është e vetmja nga vendet anëtare të BE-së që nuk është dakord me një embargo të naftës ruse, ndërkohë që edhe Gjermania ka thënë se ndalimi i importit të energjisë ruse do të marrë shumë kohë dhe është herët për të ndaluar në këto moment.
