Hoxhë Topulli: Shoqëria moderne ka humbur hierarkinë dhe memorien historike, epokë adoleshence
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Justinian Topulli u shpreh se shoqëria moderne ka si referencë veten dhe jo më kulturën e fesë si dikur.
Ai tha se ata që e drejtonin shoqërinë ishin pleqtë dhe njerëzit në moshë të madhe që kishin dituri dhe përvojë jete, ndërsa shtoi se sot shoqëria dhe rinia jeton një epokë adoleshence.
Topulli: Shoqëria njerëzore ndahet në dy epoka të mëdha: shoqërinë tradicionale që kishte një vlerë hierarkike vlerash dhe që formohej nga feja. Pastaj në modernitet u bë një ndarje me thikë ku njeriu nuk kishte më kulturën që buronte nga feja, por u shkëput feja dhe njeriu kthye në referencë veten. Kështu humbi hierarkia dhe memoria historike.
Ata që e drejtonin shoqërinë ishin pleqtë dhe njerëzit në moshë të madhe që kishin dituri dhe përvojë jete. Rinia edhe pse me ato simptomat që ka, sot ka ndikuar diçka tjetër, sepse shoqëria dhe rinia jeton një epokë adoleshence dhe e tërheq për hunde pjesën tjetër të shoqërisë. Ata që duhet të jenë referencë dhe model duhet të jenë njerëzit më të mëdhenj në moshë. Sot rinia ka humbur referencën e prindërve dhe gjyshërve të tyre. Rinia e sotme nuk dëgjon.
