Will Smith ndalohet të marrë pjesë në Oscar për 10 vite për shkak të shuplakës ndaj Chris Rock
Will Smith është ndaluar të marrë pjesë në ndonjë ngjarje apo program të Akademisë – duke përfshirë Oscars – për dekadën e ardhshme për shkak të goditjes me shuplakë ndaj Chris Rock në transmetim gjatë ndarjes së çmimeve të 94-të të Akademisë.
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi të premten se Smith do të ndalohet të marrë pjesë në çdo ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë Oscar.
Në deklaratë, Akademia tha se dënimi është një hap drejt një qëllimi më të madh për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve dhe për të rivendosur besimin në Akademi.
Sipas Hollywood Reporter, Smith do të jetë në gjendje të mbajë Oscarin që iu dha në ceremoninë e vitit 2022 dhe do të mbetet i përshtatshëm për nominimet dhe fitimet e ardhshme të Oskarit.
