Baçi: Kur njeriu ikën nga e shenjta, do të ndërtojë  të vërtetën e vet, kjo ka sjellë kaosin ku jemi sot

Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, studiuesi Agim Baçi tha se në realitetin postmodern e vërteta është e gjithsecilit, por ko ka sjellë edhe kaosin e madh sepse jo çdokush mund të ketë të vërtetën absolute.

Ai u shpreh se në momentin që njeriu ikën nga e shenjta, njeriu do të ndërtojë atë të vërtetën e vet dhe kjo ka sjellë atë kaosin që jemi sot. 

Baçi: Media ndoshta është një gjynahqarë e madhe sepse për shkak të shpejtësisë bën shumë gabime dhe harron atë rëndësinë që ka lajmi. Në realitetin postmodern e vërteta është e gjithsecilit, por ko ka sjellë edhe kaosin e madh sepse jo çdokush mund të ketë të vërtetën absolute.

Në momentin që njeriu ikën nga e shenjta, njeriu do të ndërtojë atë të vërtetën e vet. Kjo ka sjellë atë kaosin që jemi sot, ku duket sikur flasim të njëjtën gjuhë, por kuptojmë gjëra të tjera. Media duhet të korrigjojë vetveten sepse u jep mundësi njerëzve që mund të jenë një urë shpifjesh.