Nxitimi për t’i bërë avokatinë Serbisë, bën që Rama të “përjashtojë” Rusinë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Duket se shpejtësia për të postuar lajmin e pezullimi i Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe avokatia ndaj votës pro të Serbisë ka ngatërruar kryeministrin Rama.

Ai ka shkruan në profilin e tij në Twitter se Rusia është pezulluar nga këshilli i Sigurimit, kur në fakt një gjë e tillë është e pamundur sepse Rusia është një ndër vendet që ka veton në këtë organ.

“Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i Sigurimit një refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!” – shkroi Rama pak më parë, por më pas ka replikuar me veten duke shkruan se është pezulluar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Pas këtij "incidenti" stafi i shtypit të Kryeministrisë është munduar që ta tejkalojë lapsusin e Ramës, duke kërkuar që të referohet postimi i tij i përditësuar. 

 

Nxitimi për t’i bërë avokatinë Serbisë, bën
Postimi i Ramës me fjalën Këshilli i Sigurimit

Nxitimi për t’i bërë avokatinë Serbisë, bën