Aksident me dy të plagosur në aksin Lezhë-Milot, shikoni si ka përfunduar një nga makinat
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 7 Prill 2022, 17:34
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e pasdites së sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Markatomaj.
Dy automjete janë përplasur fort mes tyre dhe njëra ka përfunduar sipër një muri të ulët rrethues.
Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë për të paktën dy të plagosur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidenit.