Qeveria amniston paratë e padeklaruara të emigrantëve, Rama: Foli opinioni, ta marrin në konsideratë partnerët

Ndërsa opinioni publik është në pritje të zhvillimeve për përfshirjen e qeveritarëve në çështjen e incineratorëve, kreu i qeverisë Edi Rama vendos legalizimin e kanabisit në Shqipëri.

Edhe pse thotë se do të jetë për përdorim mjekësor për ta hedhur këtë propozim në një dokument ligjor, Kryeministri do të përdorë “dëshirën” e rreth 300 mijë qytetarëve, të cilët janë shprehur pro kësaj pyetje në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.

"Do të legalizojmë absolutisht kanabisin për përdorim mjekësor."

Një tjetër projektligji pritet t’i hiqet “pluhuri” i sirtarit të kryeministrit, pasi Rama nuk heq dorë nga paratë e emigrantëve shqiptarë.

Por këtë radhë për të bindur ndërkombëtarët që i dolën kundër, sëbashku me dokumentin qeveritar do të jenë të bashkangjitur edhe rreth 330 mijë formularët të cilët mendojnë si Edi Rama.

"Tani ka folur edhe opinioni publik shqiptar. Këtë gjë duhet ta marrin në konsideratë dhe partnerët tanë. Shqiptarëve tu jepet mundësia që kursimet nga puna ti legalizojnë."

Reforma në drejtësi, një angazhim i ndërkombëtarëve, sipas Ramës ka nevojë për prekjen e qeverisë së tij që të funksionojë siç duhet.

"Nuk bëhet fjalë për të pezulluar ne, qeveria gykatësit, bëhet fjalë për të bërë një ndërhyrje në legjislacion që këta njerëz të pezullohen në vend. Jo të vazhdojnë punën këta, nga ana tjetër vazhdon hetimi dhe këta vazhdojnë e bëjnë gjëma."

Qytetarët i kanë kërkuar Ramës që të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit. Por ajo çfarë nuk thuhet në këtë pyetje ka të bëjë me politikën e BE-së për rrugën europiane të Ballkanit Perendimor dhe nuk lidhet me dëshirat e këtyre vendeve.

"Ne do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk mundet më të presë që të zgjidhin një sherr mes tyre dy komshinj".

Ndërsa Rama pyetet nëse do ta këshillojë me qytetarët e tij zgjedhjen e Presidentit nga populli, Kryeministri dhe mendimin e tij personal për këtë procedurë.

"Jam kundër që në një Republikë si e jona Presidenti të zgjidhet nga populli. Nëse do të zgjidhnim Presidentin nga populli do të duhet që Presidentit ti jepnim më shumë pushtet. Normal që të gjithëve u është ngatërruar pak fotografia e rolit të Presidentit se kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në atë godinë."

Mendimi i rreth 500 mijë qytetarëve, pa mbajtur asnjë përgjegjësi dhe pa garancinë mbi njohuritë e tyre mbi ligjet shqiptare, do të përdoren nga qeveria e Edi Ramës për ti kthyer ato në projektligje qeveritare.

Qeveria amniston paratë e padeklaruara të emigrantëve, Rama: Foli