Ja pse Rama nuk do një president me referendum. Akademia e Shkencave si e Enver Hoxhës

Studiuesi Ndriçim Kulla, në një intervistë për Ora News, ka komentuar zgjedhjen e presidentit të ri në vend, pasi Ilir Metës i mbaron mandati. Duke iu referuar qeverisë, Kulla tha se e kanë degjeneruar fare rolin e presidentit, duke thënë se roli i këtij duhet të fundit  duhet të ishte mbi politikën.

Ndriçim Kulla: Këta kanë degjeneruar fare rolin e presidentit e kanë bërë noter. Nuk ka  asgjë në dorë. Me këtë status që ka presidenti, që e kanë katandisur për turpin e tyre duhej të ishte mbi politikën. Është domosdoshmëri e kërkon polarizimi i madhi shoqërisë.

Kulla i ka bërë thirrje qeverisë që të mos bëjë lojëra politike, përsa i përket zgjedhjes së Presidentit.

I bundur Kulla tha se qeveria nuk do të  ketë kompromis me opozitën, përsa i përket zgjedhjes së Presidentit.

Ndriçim Kulla: Të gjitha pushtetet i ka qeveria aktuale. Dhe opozita në gjendjen aktuale nuk i bën dot asgjë Unë me statusin tim moral i bëj thirrje të mos bëjë lojëa politike por të gjejë një person që të jetë mbi partitë. Jam i bindur që nuk do të ketë një kompromis me opozitën. Por ai mund ta zgjidhë dhe vetë por të gjejë një njeri që të ndryshojë perceptimi i njerëzve.

Që njerëzit të thonë e zgjodhi vetë kryeministrin por opozita do e pranojë nën zë. Ky njeri mund ti shërbejë shoqërisë gjatë këtij mandati.

Ndër të tjera ai tha se Rama nuk që presidenti të zgjidhet me referendum sepse nuk do ta ketë ‘më në dorë’

Ndriçim Kulla: Presidenti me referendum nuk u intereson, sepse presidenti me referendum nuk bëhet më instrument i qeverive. Ka një fuqi tjetër në raport me popullin e disa vendime. Ai mund të thërrasë popullin për të ndryshuar disa vendime.

Po ashtu Kulla është ndalur dhe tek Akademia e Shkencave duke thënë se është e politizuar dhe si pas tij ngjan si një akademi i krijuar nga Enver Hoxha.

Ndriçim Kulla: Ajo nuk është Akademi. Kanë mbërritur nëpërmjet dosjeve të krijuar pa vepra Akademia nuk ka asnjë lidhje me jetën shoqërore të vendit.

Skënder Gjinushi është një njeri që i dha partinë dikujt tjetër dhe mori Akademinë. Ku i ka veprat ai.

Ajo është një akademi krejtësisht e politizuar, është sikur e ka krijuar Enver Hoxha. Gjinushi është marrë me politikë gjithmonë.