Përdorni kremin me faktor mbrojtës edhe në qafë e duar, këshillat e dermatologes së njohur Monika Fida
Mëngjesin e sotëm, në emisionin "Ditë e Re", në Rtv Ora ishte e ftuar dermatologia, Monika Fida e cila foli për ndërhyrjet estetike, sa të rekomandueshme janë këto ndërhyrje dhe në fund dha disa këshilla se si të mbrojmë lëkurën.
E pyetur se sa i rekomandoni trajtimet që bëhen në qendra estetika Fida tha:"Deri në masën kur janë të lejueshme, për shembull unë do të rekomandoja pastrimet periodike, do të rekomandoja patjetër mikroderma abrazionin, një herë në muaj patjetër , do të rekomandoja xhetpilet por nuk do të rekomandoja micro-needling të bërë tek estetistët sepse është një procedurë mjekësore që për sa kohë ta dëmton lëkurën nëpërmjet gjilpërave, automatikisht është një procedurë mjekësore që mbart rrezikun e infeksioneve të ndryshme."
Dermatologia Fida tregon se çdo ditë përballemi me shumë pacientë që kanë bërë ndërhyrje estetike dhe vijnë tek ne për tu trajtuar.
"Në praktikë, në jetën e përditshme ne na vijnë pacientë që kanë bërë micro-needling tek estetistja, parukierja dhe i drejtohen mjekut dermatolog për të trajtuar pasojat e një infeksioni të mundshëm"- shtoi ajo.
Gjithashtu Fida thekson se përdorimi i kremit mbrojtës në lëkurë luan një faktor kyç.
"Prandaj rekomandohet përdorimi i kremrave me faktorë mbrojtës dhe në fytyrë dhe në qafë dhe në duar, gjatë ekspozimit, gjatë përdorimit të timonit duhet aplikuar kremi me faktor mbrojtës sepse kjo të realizonte një mbrojtje më të mirë të lëkurës ku jemi të ekspozuar, mos plakje të duarve dhe njerëz më të pakët me kancer lëkure"- përfundoi ajo.
Një këshillim i mirë nga mjeku dermatolog, nga farmacisti do të realizonte që të ndërgjegjësonte pacientin ose individin për përdorimin e kremit me faktor mbrojtës dhe në fytyrë dhe në qafë dhe në duar" shton drematologia Fida.