Po shtohen fëmijët e kequshqyer
" Ha patetina, çokollata, ëmbëlsira" Janë të pashëndetshme por fëmijët i duan dhe i konsumojnë.
Kjo mënyrë ushqyerje larg vakteve të pasura me vitamina, proteina e karbohidrate po shton numrin e fëmijëve të kequshqyer.
Mjekët thonë se forma më e ndeshur e kequshqyerjes te të vegjlit vitet e fundit është obeziteti.
Aida Mara:" Kjo ndodh që në moshat e vogla, që fëmijë, në moshat 3-5vjec por shikohet edhe ke adoleshentët. Më tepër marrin ushqimet që kanë shumë kalori, në brumra, në ushqime të gatshme të fast food-eve dhe kuptohet që këto janë hiperkalorike dhe me vlera që nuk i plotëson për rritjen e fëmijëve"
Mbipesha për shkak të ushqimeve të pashëndetshme dhe mungesës së aktivitetit fizik shoqërohet me disa probleme shëndetësore.
Aida Mara: " Duke pasur forma të diabetit nga marrjet e tepërta të sheqerit, shfaqen dhe sëmundje të tjera në sëmundje dhe të zemrës, kemi probleme dhe endrokrinologjike të tjera në statura "
Mjekja Aida Mara thotë kequshqyerja shkakton edhe fëmijë nën peshë. Kjo kategori ka imunitet të brishtë, zhvillim të dobët fizik dhe mendor.
Mara: "Nënpesha, kanë problematika në mos rritjen e fëmijëve dhe nga kequshqyerja mos zhvillim të organeve dhe me të gjithë problemet që sjell ajo"
Për te shmangur këto probleme mjekët u bëjnë thirrje prindërve të tregohen më të kujdesshëm dhe të përgatisin vakte të shëndetshme për fëmijët.
Mara: "Baza e ushqyerjes duhet të jenë drithërat, duhet të kenë në përbërje bulmetrat, qumështin, djathin, kosin dhe fibra të tjera të cilët janë frutat dhe perimet që duhet të jenë të rëndësishme. Proteinat duhet të jenë dhe ato të rëndësishme të dietës dhe ashtu sic është në majë të piramidës ëmbëlsirat, që nuk duhet të përdoren"
Sipas një studimi të tre viteve më parë të Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri 17% e fëmijëve në moshë shkollore janë mbipeshë.