Sëmundja që prek 1 në 10 gra
Endometrioza është një sëmundje kronike që prek 1 në deri 10 gra, si një çrregullim i dhimbshëm ku indet që ndodhen brenda në mitër rriten jashtë saj.
Ajo prek pjesën e vezoreve, zorrët si dhe indet pelvike në pjesën e poshtme të barkut, duke shkaktuar hemoragji gjatë ciklit menstrual.
Disa gra, të cilat janë prekura nga kjo sëmundje kanë ndarë me publikun historinë e tyre.
Edhe pse është e pazakontë që ata të pushohen nga puna si shkak i këtij komplikacioni, ata kanë treguar se pronarët nuk i kanë lejuar të punojnë më.
Më poshtë, do të ju tregojmë disa nga përjetimet e grave të cilat fatkeqësisht prej disa vitesh vuajnë nga Endometrioza, shkruan ‘BBC’.
“Kam jetuar me këtë sëmundje për rreth 17 vite. Një ditë teksa po shkoja me autobus në shkollë ndjeva disa shtrëngime në stomak të cilat nuk mund t’i përshkruaj, një dhimbje që ngjante sikur kisha gëlltitur acid brenda stomakut. Nuk isha në gjendje që të vazhdoja udhëtimin, kështu që e ndala autobusin dhe mora një tjetër për të ikur në shtëpi. Ishte një nga eksperiencat më të tmerrshme të jetës sime. Pas disa vitesh, përmes një operacioni të kryer e pashë që sëmundja tashmë kishte kaluar nëpër të gjithë pjesët e turpit, përfshirë këtu edhe mushkëritë. Unë nuk mund të flas për menstruacionet në publik, sepse për disa kultura në vendin tonë këto do të thonë “papastërti” dhe është e turpshme të flitet për to”.
Historia e dytë:”Kur u preka nga kjo sëmundje, isha veçse 16-17 vjeç, periudha kur më erdhën për herë të parë menstruacionet. Kur unë bëra disa vizita te mjeku, ata panë se zorrët e mia ishin të prekur nga kjo sëmundje. U ndjeva shumë keq, nuk dija nëse do ta përballoja. Kur isha në moshën 26-vjeçare fillova një kimioterapi, dhe në fakt doja të vdisja para se të bëja gjithë këtë proces të vështirë."
“Miliona vajza të reja dhe gra vuajnë nga kjo sëmundje, por qëndrojnë të heshtura dhe kjo nuk është aspak e drejtë pasi ata kanë nevojë për trajtime të posaçme për t’ia dalë”-është mesazhi përmbyllës që ata dëshironin të ndanin për të gjitha gratë e botës.


