Peskov nuk përjashton një takimi Putin-Zelensky

Dmitry Peskov, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe zëdhënës i Vladimir Putinit, u shfaq në një intervistë për televizionin francez, me pozicione të ngurta dhe kryesisht kërcënuese për Ukrainën, por nuk përjashtoi një takim të mundshëm mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës.

Në veçanti, Peskov, duke ju referuar imazheve të fundit tragjike nga Mariupol dhe Bucha, mohoi çdo përgjegjësi të Rusi duke e konsideruar një inskenim me regji të Ukrainës.

Ai tha gjithashtu se nacionalistët ukrainas po përdorin popullsinë civile si pretekst dhe se ushtria ruse po synonte vetëm objektiva ushtarakë. 

Megjithatë, ai nuk ishte në disponim për të mbështetur kërkimet ndërkombëtare, duke vënë në dyshim besueshmërinë e imazheve satelitore dhe aftësinë për të gjetur vëzhgues objektivë.

Sa i përket Ukrainës, ai tha se Rusia  e sulmoi pushtoi sepse e  konsideronte një kërcënim zgjerimin e NATO-s në lindje. 

Ai fajësoi Francën dhe Gjermaninë për mosrespektimin e asaj që ishte rënë dakord për Ukrainën në të kaluarën dhe tha se kishte nevojë për një sistem të ri ndërkombëtar.

Peskov foli gjithashtu për epërsinë ushtarake. Ku ju kërkua një koment për përgjigjen e Moskës ndaj propozimit të Polonisë për të pranuar armë bërthamore në territorin e saj, ai e bëri të qartë se në këtë rast Rusia do të krijonte gjithashtu një central bërthamor në kufirin e saj perëndimor.

Nga ana tjetër, Peskov dëshironte të shfaqej relativisht konstruktiv, duke përshëndetur faktin që presidenti francez Emmanuel Macron vazhdon të konsultohet rregullisht me presidentin Putin dhe la të hapur mundësinë e një takimi mes Putinit dhe Zelenskyt në të ardhmen e afërt.

I pyetur nga gazetari francez nëse Moska dëshiron që Zelensky të bjerë apo edhe të vritet,  ai ju përgjigj negativisht. 

I pyetur mbi deklaratat e Putin për Zelenskyn si person i varur nga droga, ai tha se nuk e di çfarë pi apo nuk pi presidenti i Ukrainës por theksoi se ajo që kishte rëndësi ishte njohja e aneksimit të Krimesë.

Se çfarë do të bëjë Rusia nëse Evropa vendos embargo ndaj gazit rus, ai u përgjigj se do të kërkojë vende të tjera blerëse, pa thënë se cilat.

Në fund, i pyetur nga gazetari nëse Putin do të ketë fatin e Çausheskut apo Gadafit, ai tha se Putini nuk është diktator por ka mbështetjen e madhe të popullit rus, se CIA nuk ka informacion të mirë për atë që po ndodh në Rusi dhe se sjellja e Putinit në një gjykatë ndërkombëtare nuk është as juridikisht dhe as fizikisht e realizueshme.