Shefi i administratës ushtarake të Kharkivit njofton evakuimin në 2 qytete

Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv, tha të mërkurën se autoritetet do të evakuojnë dy qytete në pjesën jugore të rajonit.

Bëhet fjalë për qytetet Lozova dhe Barvinkove, si një masë paraprake mes përshkallëzimit të luftimeve në Ukrainën lindore.

"Ne do t'i evakuojmë nga qendra ato qytete në koordinim me Forcat e Armatosura të Ukrainës, veçanërisht në drejtimin Izium: qyteti Lozova dhe Barvinkove - në mënyrë që të parandalojmë dhe mundësisht të reduktojmë viktimat midis civilëve në rast të zhvendosjes së armiqësive aktive në afërsi të këtyre vendbanimeve”, tha ai.

Rusia po fokusonte përpjekjet për të rrethuar trupat e Operacionit të Forcave të Përbashkëta të Ukrainës në lindje të vendit dhe për të kapur qytetin e Kharkiv, tha më herët këtë javë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Syniehubov tha se nuk ishte marrë asnjë vendim për evakuimin e centralizuar të qytetit të Kharkiv.