Sulmet në Ukrainë, Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Britani ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit që prej 24 shkurtit ka pushtuar Ukrainën.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se sanksionet e reja britanike përfshijnë:

-Ngrirja e aktiveve të bankës më të madhe ruse, Sberbank

-Një ndalim për të gjitha investimet britanike në Rusi,  e cila ishte me vlerë 11 miliardë paund në 2020

-Një angazhim për t'i dhënë fund importeve të qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit.

Ndalimi i importeve të tjera nga Rusia, duke përfshirë produktet e hekurit dhe çelikut.

Britani edhe më parë ka vendosur sanksione individuale por edhe ekonomike ndaj Rusisë.