Eksperienca në BBV, Balina Bodinaku: Nuk e di si u gjenda aty, ishte komplekse dhe shumë intensive

Ekrani e ka dashur gjithmonë atë dhe nuk i është ndarë në asnjë moment duke ardhur ndryshe e përherë me risi. E ëmbël, shumë e dashur e mbi të gjitha korrekte, Balina di si ta fitojë vëmendjen e publikut me çdo dalje të saj.

Së fundmi, shumë e diskutuar në medien sociale për komentet e saj të drejtpërdrejta si opinioniste në Big Brother VIP ishte mbrëmjen e së martës e ftuar në D-Night në RTV Ora për të folur më shumë rreth kësaj eksperience, por edhe jetës së saj private.

Dajana: Cilat kanë qenë komentet më të shpeshta pas Big Brother? Dihet se asnjëherë nuk do të duhesh nga të gjithë.

Balina: Të them të drejtën as nuk e kam ambicien që të duhem nga të gjithë dhe as nuk e kam pasur pritshmëri përpara se të filloja Big Brother Vip që të duhesha nga të gjithë. Ishte e paevitueshme që të kishte komente nga të gjithë dhe opinione të ndryshme nga ai i imi. E rëndësishme për mua ishte që t’i qëndroja shumë besnike vetes time, asaj që unë mendoja, asaj që besoja dhe ta reflektoja tek të tjerët.

Dajana: Si ishte eksperienca si opinioste në Big Brother?

Balina: Ishte shumë komplekse në fakt. Në radhë të parë ishte shumë e papritur për vetë mua dhe nëse do kishte një gjë që unë nuk e kisha menduar kurrë që do ta kisha bërë ndonjëherë ishte pikërisht ky pozicion. Ende sot e kësaj dite nuk e di sesi u gjenda dhe pse u gjenda aty. Ishte shumë komplekse si eksperiencë, shumë intensive, ishte e dhunshme në disa aspekte, por më hapi një dritare drejt një bote që në fakt kisha evituar që ta shikoja sepse nuk e njihja.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: