“Mos luaj rolin e viktimës”, Don Xhoni ndahet nga e dashura ruse, modelja i kthehet ashpër: Do të bjerë maska e djalit të mirë
Reperi i njohur Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey, kanë konfirmuar ndarjen e tyre.
Ka qenë Lirey ajo që fillimisht ka bërë me dije lajmin në një postim në rrjetet sociale ku shkruan: Ishte një histori e bukur. Mirupafshim”, shkruajti ajo fillimisht duke vendosur edhe emoin e një zemre të thyer, ndërkohë më pas shtoi: Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten.
Sakaq pas komenteve të shumta dhe bujës që bëri në rrjet deklarata e modeles i menjëhershëm ka qenë edhe reagimin i reperit Don Xhoni. Këngëtari është shprehur se çdo gjë ka marrë fund dhe ka respekt për modelen, por e këshilloi të mos luante rolin e viktimës.
“Unë kam shumë respekt për ty, ke qenë pjesë e jetës time, ishin momente që nuk do të harrohen kurrë, por cdo gjë e ka një fund. Shpresoj të jesh e lumtur në jetën tënde dhe ishalla Allahu bekon zemrën tënde. E di që nuk je person i keq, kështu që mos vepro si e tillë. Mos bëj drama dhe mos luaj rolin e viktimës në rrjete sociale. Ka marrë fund, duhet ta kuptosh!” – shkruan Don Xhoni.

Por pa kësaj deklarate ka reaguar sërish dhe modelja ku mes fjalëve thekson “do të bie maska e djalit të mirë”.
“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar atë. Je mësuar me adhurimin e të gjithëve, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por do të bie maska e djalit të mirë. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, shkroi modelja në postimin e saj.

Don Xhoni dhe Ariana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa njohja e tyre nisi rreth një vit më parë kur filluan të realizonin edhe video live në Instagram. Rusja bëri tatuazh portretin e Don Xhonit.
Prej disa muajsh ata po shijonin lidhjen e tyre të dashurisë, por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.