Armando Broja rikthehet titullar, Southampton ndalet nga Leeds (Video)

90 minuta në fushë për Armando Brojën sot te Southampton ku u rikthye titullar në transfertën ndaj Leeds pas disa ndeshjeve të fundit ku e niste nga stoli.

Edhe pse luajti 1 ndeshje e gjysmë me Shqipërinë, trajneri Hasenhuttl i besoi sulmuesit kuqezi nga fillimi për të kaluar periudhën negative me 4 humbje radhazi.

Gjithsesi, Broja bëri një paraqitje të mirë duke mbajtur ekipin përpara në shume raste por goli i mungoi në ndeshjen me Leeds.

Shkëndija e fortë për të bërë diferencën sot i mungoi por gjithsesi paraqitja ishte e mirë teksa u zëvendësua në minutën e 90-të me ndeshjen që ishte 1-1.

Një barazim që Southampton do t’i shërbejë për të marrë veten pas atyre humbjeve e gjithashtu Brojës që të rigjejë dhe golin në sfidat e tjera./Ora News/.