Liverpool rinis luftën për titull me fitore ndaj Watfordit (Video)

Pas një ndërprerjeje të kampionateve nga Kombëtaret nuk është asnjëherë e lehtë të rinisesh aty ku e le dhe sot Liverpool e pati të vështirë në “Anfield Road” ndaj Watford. Me këta të fundit që po luftojnë për mbijetesën, skuadra e Klopp arriti të fitonte 2-0 por me shumë vështirësi, teksa 3 pikët u siguruan në fund.

Me Salah të rikthyer pas zhgënjimit me Egjiptin dhe ku nuk mund të shkëlqente as sot, “The Reds” u ndihmuan nga Diogo Jota që në 22’ kaloi përpara me një gjuajtje me kokë vendasit.

Edhe pse një lojë e dominuar nga të gjitha aspektet, vetëm në pjesën e dytë, braziliani Fabinho që u aktivizua pikërisht në këtë pjesë, shënoi në 89’ me penallti për të siguruar fitoren. Ky sukses e kalon në vend të parë momentalisht Liverpoolin në pritje të duelit të Man. City./Ora News/.