Shqipe Hysenaj sqaron njëherë e mirë sherrin me Arjan Konomin

Sa i përket eksperiencës së saj në programin “Përputhen” Shqipja ka treguar se dy kanë qenë momentet kur është rebeluar dhe situata ka dalë jashtë kontrollit.

Sherri me Arjan Konomin, ku kjo e fundit është përfshirë në një debat të “flaktë” me të ishte një nga momentet më të përfolura duke u bërë virale në mediet rozë.

Kur programi ka mbaruar, ajo ka treguar në emisionin "Why Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati se prindërit e saj i kanë thënë se nuk duhet të shqetësohet, pasi kështu është jeta.

“Mua nuk më pëlqen kur njerëzit nuk më respektojnë ose kur dalin nga kornizat, pastaj kaloj edhe unë tek ato të miat”, ka treguar Shqipja.

Shqipja ka treguar se në jetën e saj dëshiron njerëz të thjeshtë, por që aty nuk  gjeti.

“Më habisin këta që kur kanë diçka në dorë mendojnë se janë pushtetarë të çdo njeriu dhe kanë në dorë gjithçka, por nuk është kështu”, ka thënë ajo.

Sigurisht, që ky ishte një thumb i hapur ndaj opinionistit të programit, Arjan Konomi.