Të parandalosh më mirë se të kurosh, klinika lëvizëse e Sigal "i ka rënë 4 herë rreth Shqipërisë"

Me qëllim parandalimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme, Sigal Uniqa Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon ndërtoi të parën dhe të vetmen Klinike Lëvizëse Shëndetësore.

Që prej vitit 2015, kjo klinikë ka ofruar ekzaminime shëndetësore falas për mijëra banorë në çdo cep të Shqipërisë. 

“Vital Truck”, e para dhe e vetme klinikë lëvizëse në Shqipëri dhe rajon, dhe e ideuar nga Uniqa Insurance Group, ka bërërreth 4500 km, ose katër herë përreth Shqipërisë, dhe nga e cila kanë përfituar mijëra qytetarë.

"Parandalimi është më mirë se kurimi, njerëzit duhet të parandalojnë sëmundjet pa pritur ti kurojnë ato."

Tashmë në datat 17 dhe 18 mars surpriza vjen në qendër të kryeqytetit.

 “Nën moton ‘Jetojmë më mirë sëbashku’, Klinika Lëvizëse “Sigal Uniqa Vital Truck” do të pozicionohet në sheshin “Italia”, përpara stadiumit “Air Albania” në Tiranë më data 17 dhe 18 Mars ndaj ftoj të gjithë qytetarët të përfitojnë nga kjo mundësi për të kryer vizita dhe ekzaminime falas”.

Nën moton “Më mirë është ta parandalosh një sëmundje se sa ta kurosh atë” kjo klinikë e lëvizshme, unike në llojin e saj në të gjithë rajon, kryen vizita për 8-9 lloje të ndryshme sëmundjesh, duke përfshirë edhe imazheritë e ndryshme që janë të domosdoshme.

Sigal Uniqa, jetojmë më mirë së bashku!