Kthehen vdekjet nga Covidi: 1 humbje jete, 22 raste të reja dhe 662 pacientë aktivë

Në 24 orët e fundit janë kryer 765 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë.

Janë 662 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit  ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 43 vjeç nga Saranda.

Janë shëruar 152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,563 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki: 11 në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.

Statistika (15 Mars 2022)
Raste të reja ditore           22
Të shëruar në 24 orë        152
Të shtruar në spitale         44
Humbje jete në 24 orë        1
Testime ditore                   765

Testime totale               1,761,701
Raste pozitive                   272,711
Raste të shëruara             268,563
Raste Aktive                        662
Humbje jete                        3,486

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             238
Fier                  142
Vlorë                62
Kukës              56
Shkodër          51
Lezhë              30
Gjirokastër      24
Elbasan           23
Korçë               22
Berat                14
Durrës              13
Dibër                  3