Plas pa u ngjitur ende në ring. Florian Marku i vë duart në fyt rivalit (Video)
Florian Marku do të ketë misionin e radhës këtë të Shtunë ku do të mbrojë dhe titullin Kontinental të fituar pak muaj më parë.
Chris Jenkins është rivali i luftëtarit kuqezi të cilin duke nisur nga ora 20:00 mund ta ndiqni direkt nga Newcastle në një mbrëmje spektakolare.
Gjithsesi sot ishte dita e peshimit të dy boksierëve dhe ku çdo gjë po shkonte normalisht me Markun që mbante brezin e kampionit.
Por në momentin e qëndrimit përballë njëri-tjetrit, uellsiani provokoi Markun me një puthje që solli dhe reagimin e ashpër të tij.
Ai e kapi në fyt rivalin por menjëherë pati ndërhyrje nga stafet duke i ndarë. Ky duket se do të jetë vetëm diçka e vogël nga ajo që do të ndodhë të Shtunën pasi shihet si një duel i zjarrtë.
Një fitore e Florian Markut do ta rriste së tepërmi prestigjin dhe mund ta çonte dhe në përballjen e madhe ndaj Connor Ben./Ora News/.
